TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të reformës në menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, duke propozuar krijimin e një operatori kombëtar për shpërndarjen e ujit.
Krahas kësaj, kryeministri njoftoi se po punohet me Ministrinë e Energjisë për ngritjen e një sistemi të ri kontrolli mbi furnizimin me naftë, që synon të garantojë transparencë më të madhe dhe kontroll efektiv mbi çmimet dhe qarkullimin e karburanteve në vend. Po ashtu, Rama tha se po punojmë me ministrinë për furnizimin me barna të sistemit publik dhe privat.
“Kemi në sistemin e trajtimit të mbetjeve një hartë që sot është më ndryshe nga ajko që ishte kur nuk kishte fare trajtim mbetjesh por duhet të kinsolidohet dhe bëhet një sistem i trajtimi të mbetjeve në nivel kombëtar. Jemi duke punuar me ministrinë e Energjisë për një sistem dritë furnizimi të naftës, një domosdoshmëri dhe mundësi tanimë për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave dhe furnizimin me naftë, gjë që kemi besim se do të sjellë një kontroll efikas mbi çmimin apo sistemin e qarkullimit të naftës.
Tjetra, e njëjta po punojmë me ministrinë e Shëndetësisë për barnat mjekësore, për furnizimin e të gjithë sistemit, qoftë atij publik e privat, me barna dhe përsëri me shtetin si palë. Ka ardhur koha që të kalojmë në një rol të ri të shtetit, të qeverisë në ekonomi. Të Prodhojmë sukses duke u bërë pjesë dhe po të shikoni kemi ndryshuar të gjithë qasjen ndaj pronës dhe kemi vendosur shtetin në rolin e pronarit që nuk lëshon prona por merr pjesën e vet për llogari të qytetarëve", tha Rama.