AKTUALITET, 14 Korrik 2025, 10:58

'Pastrimi' i Thethit/ Aksioni drejt përfundimit, IKMT ultimatum pronarëve të dy objekteve të fundit: Çmontojini vetë, përndryshe…!

'Pastrimi' i Thethit/ Aksioni drejt përfundimit, IKMT ultimatum

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave u është lënë afat deri në orën 18:00 që të çmontohen vullnetarisht nga vetë pronarët.

Ky aksion, i cili ka zgjatur një javë, ka çuar në shembjen e rreth 70 ndërtimeve të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit.

Pas përfundimit të ndërhyrjeve të sotme, strukturat shtetërore pritet të tërhiqen nga territori i parkut kombëtar.

'Pastrimi' i Thethit/ Aksioni drejt përfundimit, IKMT ultimatum