TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeinspektorja e përgjithshme e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallandyshe Bici, ka mbërritur sot në qytetin e Vlorës, në kuadër të një aksioni të gjerë monitorimi dhe verifikimi në terren.
Bici ka zhvilluar inspektime në disa kantierë ndërtimi, me fokus të veçantë te lejet e dhëna për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe, si dhe respektimi i kritereve ligjore dhe urbanistike.
Qëllimi i vizitës është kontrolli mbi ndërtimet që kanë nisur së fundmi apo janë në proces, për të siguruar se ato përmbushin standardet ligjore dhe nuk prekin hapësirat publike apo pronat shtetërore.
IKMT pritet të përgatisë një raport të detajuar mbi gjetjet në terren, ndërkohë që kryeinspektorja ka paralajmëruar masa ndaj subjekteve që rezultojnë në shkelje të ligjit për territorin.
Më herët, gjatë takimit me deputetët e qarkut të Tiranës, kryeministri Rama paralajmëroi edhe konfiskimin e një pallati në Vlorë.