TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë takimit që është duke u zhvilluar, Kryeministri Rama u shpreh se s’bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të ngritur resorte turistike në Theth.
Rama më tej iu përgjigj edhe pyetjeve pse tani gjatë sezonit turistik, duke shtuar se nuk kemi kohë për të pritur.
Rama: Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të ngritur resorte turistike. Të gjitha teoritë janë për të ardhur keq, Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që shfaqen në ekran, por janë një grusht njerëzish që nuk janë lidhje me këtë histori.
Do ti mbështesim të gjithë njerëzit që kanë prona në male dhe tu drejtohen institucioneve përkatëse për të marrë leje.
Teoria pse në sezon, nuk kemi për të pritur, aq më tepër që po bëhet në të gjithë Shqipërinë, në zonën e bregdetit. Në bregdet ka pasur goditje dhe prishje të ndërtimeve të ashtuquajturve oligarkë, ka pasur edhe gjoba të rënda për shkelje të ndërtimeve.