TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani është dhunuar ditën e sotme, 8 shkurt, në Vlorë. Ai është dërguar për të marrë mjekim në spitalin rajonal.
Sipas mediave, Cakrani është goditur teksa ndodhej në një pikë karburanti. Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
Kujtojmë që Cakrani është mbrojtës i kreut të Partisë së Lirisë në procesin gjyqësor ndaj tij në GJKKO, me akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.
Burimet thonë se nuk ka lidhje me ushtrimin e funksionit të tij. Aktualisht Cakrani po merr ndihmë mjekësore në spital dhe nuk dihet gjendja e tij.
Ende nuk janë identifikuar dhunuesit, por policia po kqyr pamjet për identifikimin dhe kapjen e tyre.