AKTUALITET, 8 Shkurt 2026, 12:13

U kërkuan nga 2700 euro emigrantëve të paligjshëm për t'i çuar në BE, arrestohen dy të rinjtë nga Kukësi (VIDEO)

U kërkuan nga 2700 euro emigrantëve të paligjshëm për

Strukturat e Policisë së Tiranës njoftuan se finalizuan operacionin e koduar “Relay 6”, duke arrestuar dy shtetas të dyshuar për transport të emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të veprimeve për goditjen e kontrabandës së emigrantëve, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë kapën A. M., 24 vjeç, dhe I. V., 22 vjeç, banues në Kukës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kasharit”. Ata dyshohet se po transportonin me automjet 5 emigrantë, të cilëve u kishin kërkuar 2700 euro secili, me premtimin për t’i dërguar në Francë.

Si provë materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celularë.