TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, zhvilloi takime në zonën e ish-Kënetës, ku ka dëgjuar shqetësimet e banorëve.
Cara thekson se situata është alarmante, pasi prej vitesh mungojnë investimet.
Cara garantoi që në 14 Maj do të bëhet ndryshimi dhe investimet do të jenë në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së banorëve.
“Pa rrugë dhe rrethuar nga ujërat e zeza! Kjo është situata alarmante prej vitesh në ish-Kënetë, një nga zonat ku mungesa e investimeve është e vetmja përgjigje konkrete për banorët.
Niveli i lartë i ndotjes mjedisore mbizotëron, duke rrezikuar jetën e familjeve që jetojnë këtu, por dhe të të gjithë banorëve të Durrësit.
Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!
Investime, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së banorëve. Është detyrë e Bashkisë së Durrësit që taksat dhe tarifat vendore, t’i kthejë në shërbime për çdo familje në çdo zonë të qytetit! Qyteti je ti!” shkruan Cara.