TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arma e krimit, një pistoletë TT, me të cilën është ekzekutuar biznesmeni Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda ambienteve të resortit të tij, dyshohet se është hedhur në lumin Drin.
Polumbarët e RENEA kanë vijuar kërkimet për gjetjen e pistoletës.
Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur asnjë rezultat.
Dyshohet se organizator i krimit është Edmond Haxhia, ndërsa krimi dyshohet se është kryer nga shtetasi portugez Ruben Saraiva.
Ndërsa katër shtetas britanikë, mes tyre një vajzë, dyshohet se kishin rolin e vëzhguesit.