TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Tiranës mohon zyrtarisht nisjen e një hetimi përkundër asaj që u raportua dje në media për shefin e Sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili.
Në një njoftim për mediat, Prokuroria bën me dije se nuk ka asnjë veprim hetimor për Ismailin apo një dosje në ngarkim të tij.
Reagimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, duke marr shkas nga interesimi i mediave të ndryshme, si edhe nga lajmet që kanë qarkulluar nëpër media dhe portale mediatike, në lidhje me shtetasin Erion Ismaili me detyrë Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, vlerëson të nevojshme që të informojmë opinionin publik që ky lajm nuk është i vërtetë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, nuk ka filluar veprime hetimore ndaj shtetasit Erion Ismaili në lidhje me çështjen penale nr.2306 të vitit 2023, ku rezultojnë të arrestuar shtetasit E.S, F.Q dhe M.K. Kërkojmë mirëkuptimin e medias, që para se të publikojë lajme që i përkasin çështjeve penale, që po hetohen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, të kërkojë informacion në mënyrë zyrtare, me qëllim informimin e saktë të opinionit publik.
Por çfarë u raportua dje? Disa televizione publikuan me ekskluzivitet lajmin se Erion Ismaili, shef i Sektorit të Krimit Ekonomik ishte nën hetim pas një denoncimi. Akuza lidhej me një denoncim ku pretendohej se ai kishte marrë 10 mijë euro ryshfet çdo muaj për të lejuar aktivitetin e paligjshëm të një call center-i me bursat mashtruese ndaj qytetarëve evropian.
Call Center-i në fjalë ndodhej te "Rruga e Kosovarëve" dhe ishte kontrolluar nga Policia e Shtetit më 15 prill. Por në momentin kur policia ka bërë arrestimin e tre personave me iniciale E. S., F. Q., dhe M. K., (zyrtar i lartë në UKT), vartësit komunikonin me M.K.
Në disa mesazhe, administratorët komunikonin me M.K dhe ai iu thoshte që kishte dhënë ryshfet te Ismailaj., Por këto akuza nuk janë të vërteta deklaron sot Prokuroria.