AKTUALITET, 10 Shkurt 2026, 22:28

Operatori u lëndua nga flakët e molotovit gjatë protestës së PD, Berisha: Bomba u hodh nga policia!

Operatori u lëndua nga flakët e molotovit gjatë protestës

Në një prononcim nga spitali i Traumës, kryetari i PD, Sali Berisha, ka shprehur keqardhjen ndaj situatës në të cilën u gjend mbrëmjen e sotme kameramani i News24, i cili u hodh nga automjeti për t’i shpëtuar flakëve të molotovit.

Berisha akuzoi policinë se ka qenë ajo që ka sulmuar kameramanin.

“Dëshmitarët okularë thonë se flaka ka ardhur nga ana e policies, jo e protestuesve.

Kjo mund të vërtetohet nëpërmjet filmimeve, kontrolloni filmimet. Ose e ka kapur policia dhe e ka hedhur drejt operatorit. Sjellja e banditëve të policisë është kriminale, e paparë dhe e garantoj Sokol Bizhgën se do jetë përgjegjës për dhunën shtazore, kafshërore të përdorur ndaj protestuesve”, tha Berisha.

Sali Berisha: Shpreh keqardhjen time më të madhe për operatorin e News24 por dëshmitarët okularë thonë se flaka ka ardhur nga ana e policies, jo e protestuesve.

Kjo mund të vërtetohet nëpërmjet filmimeve, kontrolloni filmimet. Ose e ka kapur policia dhe e ka hedhur drejt operatorit. Sjellja e banditëve të policisë është kriminale, e paparë dhe e garantoj Sokol Bizhgën se do jetë përgjegjës për dhunën shtazore, kafshërore të përdorur ndaj protestuesve, ju do shihni mes të tjerëve një qytetar i cili është në një aftësi fizike krejt ndryshe, por është njeri që vjen në protesta dhe e kanë kapur në mënyrën më kafshërore, e hedhin mbi tela sikur të jetë jo njeri, por objekt. Këto janë vepra të kriminelit Sokol Bizhga.