TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu, vizitoi në spitalin e Traumës punonjësit e policisë të lënduar gjatë protestës së opozitës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore.
Përmes një komunikimi për mediet, Koçiu theksoi se ka kërkuar që të vendosën para përgjegjësisë të gjitha ata që sot u bënë pjesë e një dhune barbare.
Sipas saj, qëllimi i vetëm i protestës së sotme ishte goditja e punonjësve të Policisë së Shtetit.
“Erdhëm të shohim efektivët e lënduar. Protesta e sotme, e cila sipas nesh duhet të jetë e drejtë dhe paqësore, kaloi në një nivel të paprecedentë dhune ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Është protesta e dytë që drejtohet ndaj punonjësve të policisë, dhe drejtuesi i saj, Sali Berisha, është i vetmi që mund të udhëheqë protesta të tilla dhune ndaj efektivëve, të cilët janë prindër, vëllezër dhe që çdo ditë punojnë për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve,” tha Koçiu.
Koçiu shtoi se “sot kam informacione që edhe gazetarë kanë pësuar lëndime në emër të dhunës. Protestat janë detyrime kushtetuese për t’u zbatuar në mënyrë paqësore”.
Ministra nënvizoi se është barbare ajo që pamë dhe dëshmuam sot.
Ajo bëri me dije se janë 16 punonjës policie të dëmtuar të cilët kanë “pësuar djegie të konsiderueshme”.