AKTUALITET, 10 Shkurt 2026, 21:39

Shoqërohen në polici 13 persona pas protestës së opozitës

Shoqërohen në polici 13 persona pas protestës së

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, bëri të ditur se deri tani janë shoqëruar 13 persona për dhunë të ushtruar gjatë protestës së opozitës.

Gjatë vizitës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku takoi efektivët e lënduar, Proda vlerësoi profesionalizmin e treguar nga forcat e rendi ndaj asaj që ai e quajti dhunë barabanë ekstreme.

“Janë 13 të shoqëruar deri tani dhe falenderoj për profesionalizmin që treguan punonjësit e policisë. Jam krenar për vetëpërmbajtjen dhe qytetarinë që treguan sot përballë një barbarie ekstreme. Hetimet sapo kanë filluar, kemi bërë thirrje që të miturit të distancohen dhe në ditët në vazhdim do të kemi qëndrimet tona për situatat e ndodhura”, tha Proda.

PD dhe aleatët e saj zhvilluan sot protestën e tretë kombëtare para Kryeministrisë ku kërkoi largimin e qeverisë.

Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit Sali Berisha, protestuesit hodhën koktejle me molotovë si dhe lëndë piroteknike në drejtim të Kryeministrisë e më pas drejt Parlamentit. Si pasojë e lëndëve plasëse kanë mbetur të lënduar 16 efektivë.