AKTUALITET, 10 Shkurt 2026, 20:55

Lëndohet deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati

Lëndohet deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi se deputeti Bledion Nallbati ka mbetur i plagosur sipas tyre për shkak të dhunës së ushtruar nga policia dhe përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protestës së sotme.

PD njoftoi se deputeti është dërguar tek spitali i Traumës pasi ka një goditje në kokë.

PD dhe aleatët e saj zhvilluan sot protestën e tretë kombëtare para Kryeministrisë ku kërkoi largimin e qeverisë.

Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit Sali Berisha, protestuesit hodhën koktejle me molotovë si dhe lëndë piroteknike në drejtim të Kryeministrisë e më pas drejt Parlamentit. Si pasojë e lëndëve plasëse mbetën kanë mbetur të lënduar katër efektivë.