AKTUALITET, 17 Mars 2026, 12:08

Operacioni/ Vodhi 2 automjete, arrestohet 22-vjeçari! Në pranga edhe 2 xhaxhallarët e tij, iu gjetën në banesë çifte dhe drogë

Operacioni/ Vodhi 2 automjete, arrestohet 22-vjeçari! Në pranga edhe

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës në orët e fundit, të akuzuar për vjedhje makinash, prodhim e shitje droge dhe armëmbajtje pa leje.  Dy prej tyre janë vëllezër, kurse i treti nipi i tyre.

Ndërsa u zbardhën 2 raste të vjedhjes së automjeteve në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe dhe u prangos një 22-vjeçar. Ai u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin që e kishte vjedhur 2 ditë më parë.

Kurse dy familjarët e të riut, xhaxhallarët u kapën me 1 kg e 150 gramë kanabis, si dhe 2 armë gjahu në banesë, pas kontrolleve të ushtruara.

Një 22-vjeçar banues në fshatin Zagorë ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se gjatë këtij muaji ka vjedhur dy automjete në fshatin Selcë.

I riu u kap një ditë më parë teksa ishte duke lëvizur me Volksëagen”, të cilin dyshohet se e ka vjedhur dy ditë më parë.

Ndërkohë makina tjetër e vjedhur u gjet e parkuar pranë banesës së tij.

“Si rezultat i punës së pandërprerë hetimore për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes dhe të veprimtarive të tjera kriminale, si dhe për kapjen e autorëve të tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë arrestuar shtetasit:

-M. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Zagorë. Ky shtetas u kap në flagrancë dje, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, të cilin dyshohet se e ka vjedhur më datë 15.03.2026, në fshatin Selcë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur një tjetër automjet, në fshatin Selcë, më datë 03.08.2025, i cili u gjet i parkuar përpara banesës së tij”, njoftoi sot policia.

Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe 2 xhaxhallarët e 22-vjeçarit. Policia njofton se në shtëpinë e tyre gjetën gjetën 2 armë gjahu (çifte) që i mbanin pa leje dhe 1 kg e 150 gramë lëndë të dyshuar kanabis.

“-B. Gj., 39 vjeç, dhe E. Gj., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Zagorë, pasi gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 armë gjahu (çifte) që i mbanin pa leje dhe 1 kg e 150 gramë lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve”, thuhet më tej në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

“Si rezultat i punës së pandërprerë hetimore për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes dhe të veprimtarive të tjera kriminale, si dhe për kapjen e autorëve të tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë arrestuar shtetasit:

-M. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Zagorë. Ky shtetas u kap në flagrancë dje, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, të cilin dyshohet se e ka vjedhur më datë 15.03.2026, në fshatin Selcë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur një tjetër automjet, në fshatin Selcë, më datë 03.08.2025, i cili u gjet i parkuar përpara banesës së tij.

-B. Gj., 39 vjeç, dhe E. Gj., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Zagorë, pasi gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 armë gjahu (çifte) që i mbanin pa leje dhe 1 kg e 150 gramë lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”.