AKTUALITET, 6 Shtator 2024, 11:17

Jep dorëheqjen Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza (DOKUMENTI)

Jep dorëheqjen Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza (DOKUMENTI)

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Drejtori të Përgjithshëm të RTSH. Peza u përzgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh në qershor 2023. 

Ai i ka dorëzuar letrën e largimit nga posti të Këshillit Drejtues të RTSH-së ditën e sotme (6 Shtator).

“Të nderuar, Në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04. 03. 2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 98, datë 22. 12. 2016 “Për miratimin e statutit të RTSH”; ju paraqes dorëheqjen, në mënyrë të parevokueshme, nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Me respekt DREJTORI I PERGJITHSHEM Alfred PEZA”, thuhet në letrën dorëzuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Jep dorëheqjen Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza (DOKUMENTI)

Alfred Peza u përzgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh në qershor 2023.