AKTUALITET, 4 Qershor 2024, 21:36

Oerd Bylykbashi: Investigimi i RAI3, "tullë" që i theu ventratat qeverisë Rama!

Oerd Bylykbashi: Investigimi i RAI3, "tullë" që i theu

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur mbrëmjen e sotme mbi zhvillimet e fundit politike në vend, teksa është ndalur edhe te investigimi i RAI3, për Shqipërinë. 

I ftuar në emisionin "A Show" në SYRI TV, Bylykbashi theksoi ndër të tjera se deklaratat e gazetarit të RAI 3 ishin si një "tullë" për qeverinë e Ramës.

Bylykbashi: "Ajo që bëri gazetari dhe emisioni i Rai3, morën një cop tullë goditën dhe ia thyen ventratat. Publiku italian sheh bandën të cilët atyre u është shitur si një arritje e madhe.

Historia e inceneratorit në Itali është tipike e mafias kursë këtu e bën qeveria. Këtu shteti i jep koncesionin mafias. Kryeministri koordinon organizata kriminale që të mos përplasen. Imagjinoni një përplasje alla meksikane? Ai nuk mund ta lejojë një gjë të tillë në dyer e Europës dhe për rrjedhojë e koordinon ai. Koncenpti i kupulos këtë ka, koordinon që të mos vriten, nuk ka luftë mafioze gjatë gjithë kohës por kur prishen interesat."