AKTUALITET, 4 Qershor 2024, 21:01

EMRI/ I dënuar për vrasje të dyfishtë, arrestohet 59-vjeçari i shumëkërkuar

EMRI/ I dënuar për vrasje të dyfishtë, arrestohet

Policia e Shtetit ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme (4 qershor) 59-vjeçarin e shumëkërkuar, Pjetër Pacani.

Pacani është i dënuar me 25 vite burg për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Mësohet se 59-vjeçari është pjese e listës “Top 50- më të kërkuarve” në shkallë vendi

Autori, pronar i kompanisë së betonit “Pacani” kreu vrasje të dyfishtë më 18 shkurt të vitit 2011.

EMRI/ I dënuar për vrasje të dyfishtë, arrestohet

NGJARJA

Paçani qëlloi për vdekje Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi. Ngjarja erdhi pas një konflikti që kishte si shkak moskthimin e një huaje. Biznesmeni nga Laçi i kishte marrë Ndoc Zymajt një shumë prej 100 mijë eurosh me anë të një kontrate.

Por, biznesmeni Paçani nuk ishte treguar korrekt me afatin e caktuar. Për këtë arsye, biznesmeni dhe huadhënësi janë konfliktuar me anë të mesazheve telefonike, duke arritur deri në ofendime dhe sharje të rënda ndaj njëri-tjetrit. Pas bisedave dhe SMS-ve, Paçani ka lënë takim me Zymajt dhe Gjeçin

Pikërisht në momentin kur dy personat e fundit prisnin kthimin e borxhit, Paçani në atë kohë 48 vjeç, i qëlloi për vdekje me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Laç-Tiranë, në një lokal të quajtur “Exen”. Biznesmeni i firmës së betonit, në momentin që ka hyrë në lokal, ka qëlluar nga një distancë e afërt dy shokët e tij, duke iu drejtuar me fjalët: “Shani prapë nga nëna dhe motra”.

Vlash Gjeçi në momentet e fundit i është drejtuar shokut të tij me fjalët “na preu në besë”, gjë e cila është konfirmuar dhe nga dëshmitarët në gjyq. Në fund, Gjykata, ndonëse Prokuroria kërkoi dënim me burgim të përjetshëm, dha 25 vite heqje lirie për Pjetër Paçanin.

Ky i fundit arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe rezulton ende person në kërkim, edhe pse kanë kaluar 7 vite nga ngjarja. Në konkluzionet e Prokurorisë u tregua se njëri nga viktimat, Ndoc Zymaj, është kushëriri i Paçanit, njëherësh dhe furnitor e menaxher i kantierit të lavatriçes së inerteve në Fushë-Milot, që ndodhet në pronësi të biznesmenit Pjetër Paçani.

Ndonëse pas ngjarjes Paçani ka paraqitur në Polici dhe Gjykatë dokumente të firmosura prej tij, forcat e Rendit nuk arritën të binin në gjurmët e laçianit. Autori dhe dy viktimat, Ndoc Zymaj e Vlash Gjeçi, kanë qenë banorë të qytetit të Laçit, të njohur prej vitesh dhe me marrëdhënie shoqërore e familjare të mira e të afërta mes tyre.

Është dokumentuar gjatë hetimit se i pandehuri Paçani, për nevoja të biznesit të tij, i kishte marrë borxh me përqindje interesi një shumë financiare prej mbi 100 mijë eurosh, shumë e cila nuk është kthyer. Fakti i borxhit, sipas akuzës, provohet në disa mesazhe të zbuluara në telefonat e viktimave. Para ngjarjes së rëndë, mes biznesmenit dhe dy viktimave ka pasur sherr me SMS për shkak të moskthimit të borxhit.