AKTUALITET, 4 Qershor 2024, 19:49

Dëshmia e Muhamet Rrumbullakut për ndërhyrjet në sistemin TIMS, Komisioni Hetimor vendos që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura

Dëshmia e Muhamet Rrumbullakut për ndërhyrjet në sistemin

Më votat e Partisë Socialiste, u vendos që mbledhja e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në të dhënat e sistemit TIMS, ku do të dëshmojë Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, që të zhvillohet me dyer të mbyllura.

8 ishin votat pro zhvillimit të seancës me dyer të mbyllura dhe 6 vota kundër  nga opozita.

Kujtojmë se opozita kërkoi që mbledhja të mbahej me dyer të hapura për gazetarët, por pozita u shpreh se dëshmitë përmbajnë të dhëna sensitive për hetimet.