AKTUALITET, 4 Qershor 2024, 17:49

Dhunimi i Sokol Mëngjesit në mes të ish-Bllokut, zbardhen katër vendimet e Dhomës Kombëtare të Avokatisë

Dhunimi i Sokol Mëngjesit në mes të ish-Bllokut, zbardhen

Dhoma kombëtare e avokatisë ka thirrur mbledhje mbas sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesit. Takimi u mbajt në orën 13:00.

Pas mbledhjes u vendos që në shenjë solidarizimi, avokatët do të bojkotojnë tre ditë seancat.

Konkretisht në mbledhje u vendos: 

1. Bojkotimin e të gjitha proceseve gjyqësore civile, penale dhe administrative në të gjitha nivelet e gjykatave përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese, për tre ditë duke filluar nga dita e nesërme dt.05.06.2024.

2. Përjashtohen nga procesi i bojkotit çështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit .

3. Mospjesëmarrja e avokatëve në proceset civile dhe administrative është arsye objektive për tu shtyrë proceset nga ana e Gjykatave pa të drejtën e vazhdimit të procesit në këto tre ditë.

4. ⁠Moszbatimi i këtij vendimi nga çdo avokat përbën shkelje të rëndë disiplinore ndaj të cilit do të bëhet procedim disiplinor nga Komiteti i Disiplinës duke vendosur deri në heqje të licensës.