AKTUALITET, 4 Qershor 2024, 16:32

Transportonin drogë me qese mbeturinash, pranga dy shqiptarëve në Spanjë

Transportonin drogë me qese mbeturinash, pranga dy shqiptarëve në

Një furgon që po udhëtonte përgjatë CV-941 i ngarkuar me thasë plehrash është tentuar të ndalohet nga policia Spanjolle. Me të vërejtur praninë e policisë, automjeti bëri një ndryshim të papritur drejtimi përgjatë autostradës, gjë që coi në lajmërimin e policisë lokale të San Miguel de Salinas.

Sapo është ndaluar furgoni, në vendngjarje ka mbërritur edhe Garda Civile, e cila ka verifikuar se mjeti ishte i ngarkuar me marijuanë.

Në total, 63 kilogramë degë, sytha dhe gjethe të fshehura në një duzinë qese plehrash.Ka qenë e tillë sasia e marijuanë së sekuestruar, saqë Policisë Vendore iu desh të përdorte vinçin tërheqës të bashkisë për të transportuar lëndën narkotike në zonën e ruajtjes. Policia Vendore, me ndihmën e Gardës Civile, ka arrestuar dy personat që ndodheshin në automjet, me kombësi shqiptare, të akuzuar për veprën penale kundër shëndetit publik për trafik droge.