AKTUALITET, 16 Korrik 2022, 11:31

Numri dy i MEK në Shqipëri në rrezik për jetën, dyshohet se ishte shënjestër e celulës terroriste që u zbulua nga SPAK

Numri dy i MEK në Shqipëri në rrezik për jetën,

Mehdi Abrishamshi numri dy i MEK dyshohet të ketë qenë shënjestra e celulës që po planifikonte të kryente sulme në Shqipëri.

Gazetarja e News 24 Klodiana Lala raporton se sipas të dhënave të SPAK, rezulton se Abrishamshi ka qëndruar në Shqipëri për një kohë të gjatë dhe dyshohet se ishte vënë në shënjestër të celulës.

Nga dosja e SPAK rezulton se celula terroriste kishte në përbërje të saj jo vetëm anëtarë të Gardës iranian, por edhe ish-anëtarë të MEK, që dyshohet se jepnin informacion për lëvizjet e tij.

Anëtarët e celulës vëzhgonin lëvizjet e anëtarëve të MEK në Shqipëri për të planifikuar goditjen ndaj tyre.