AKTUALITET, 15 Korrik 2022, 23:44

Shqiptarit i bëjnë atentat në mes të Athinës. Plagoset në bark dhe në këmbë, dyshohet për larje hesapesh për trafikun e drogës

Shqiptarit i bëjnë atentat në mes të Athinës. Plagoset

Një antenat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë ku ka mbetur i plagosur një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në  Metaksurgio, në rrugen Xiuo 6.

Si pasojë e të shtënave shqiptari ka marrë plagë në bark dhe këmbë. Ai është transportuar me urgjencë në spital, shkruajnë mediat greke. 

Sipas policisë dhe hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet për larje hesapesh për marrjen e kontrollit dhe përplasjes për trafikun e drogës.