TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 75-vjeçar është shpëtuar nga mbytja pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
I moshuari sa është futur në det, ka ndjerë dhimbje në pjesën e kraharorit dhe ka kërkuar për ndihmë.
Menjëherë janë futur në det tre persona dhe e kanë shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit pranë lungomares në qytetin bregdetar.
Ai është transportuar në spitalin e Vlorës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.