AKTUALITET, 16 Korrik 2022, 10:30

VIDEO/ Me shpejtësi te vijat e bardha, i rrezikojnë jetën këmbësorëve! Droni ndjek shoferët nëpër Tiranë, gjoba për shkelësit

VIDEO/ Me shpejtësi te vijat e bardha, i rrezikojnë jetën

Droni edukues ka vëzhguar shoferët në rrugët e Tiranës që nuk lejojnë këmbësorët të kalojnë te vijat e bardha.

Në pamjet e shpërndara nga policia duket momenti kur automjetet injorojnë vijat e bardha duke vazhduar të ecin lirshëm, ndërsa i kalojnë fare pranë këmbësorëve.

Më tutje qëndron një patrullë policie që ndalon shkelësit duke i gjobitur ata.

Njoftimi i policisë:

Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!