AKTUALITET, 16 Korrik 2022, 10:31

E priti shënjestrën jashtë kafenesë dhe sapo e pa e qëlloi, por… Si ndodhi atentati ndaj shqiptarit! U largua drejt motoçikletës që të shpëtonte, autori i doli sërish para dhe e plagosi

E priti shënjestrën jashtë kafenesë dhe sapo e pa e

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati ndaj një shqiptari në Greqi, mbrëmjen e së premtes.

Sipas cnn.gr, Autori raportohet se po priste shënjestrën e tij jashtë një kafeje dhe sapo e pa, nisi të qëllonte në drejtim të tij.

Të shtënat e para, mësohet se nuk e kanë prekur në trup 40-vjeçari dhe ai ka nisur të vraponte për të shpëtuar veten.

Duke menduar se atentatori ishte larguar, ai shkoi tek vendi ku kishte parkuar motorin e tij, por papritur, para tij doli sërish autori dhe e qëlloi me armë.

I plagosuri ra në tokë, ndërsa atentatori u largua nga vendngjarja. Shqiptari ishte hetuar për një rast droge nga autoritetet dhe pistat e hetimit janë fokusuar pikërisht tek larja e hesapeve.

Hetuesit po kontrollojnë kamerat e sigurisë për të zbuluar detaje rreth autorit dhe po marrin deklaratat e dëshmitarëve okularë. Ndërsa dëshmia e vetë të plagosurit, i cili është në gjendje të rëndë në spital, do hidhte më shumë dritë mbi ngjarjen.

Ndërkohë një dëshmitar tha për protothema.gr, se i plagosuri kishte shkuar me motor në lokalin e tij, rreth 500 metra nga vendi ku iu bë atentat.

“Rreth orës 22:00, i plagosuri ka ardhur aty. Në fillim ishte mirë dhe pastaj filloi të djersinte. Ai kishte një plagë në bark. Ne pamë vetëm një plumb në bark asgjë tjetër. Fillimisht pamë gjakun dhe kuptuam që ishte plagosur”, tregoi Thanasis.

Sipas tij, shqiptari e kishte parë autorin dhe u ka thënë se mbante kapele në kokë dhe syze të zeza.

“Na tha se ka pasur kapele dhe syze të zeza. Ai erdhi dhe kërkoi ndihmë”, përfundoi Thanasis.