AKTUALITET, 8 Nëntor 2025, 19:18

Elbasani nën pushtetin e ujit/ Rreshjet e dendura sjellin vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Elbasani nën pushtetin e ujit/ Rreshjet e dendura sjellin

Vendi ynë këtë të shtunë u përballë me rreshje të dendura shiu në të gjithë territorin. Situata u paraqit disi më problematike në qytetin e Elbasanit.

Nga pamjet e publikuara në media, shihen rrugët e qytetit të përmbytura dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Sipas sinoptikanëve, moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe ditën e nesërme.