AKTUALITET, 12 Qershor 2025, 11:50

"Nuk u përfaqësua nga PD"/ Kërkoi rinumërimin e votave, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e Alimehmetit për Tiranën

"Nuk u përfaqësua nga PD"/ Kërkoi rinumërimin e

Shtyhet seanca e parë në Kolegjin Zgjedhor për ankimimin e kandidatit të PD në Kukës Shkëlqim Shehu. Shkak u bë mungesa e Shehut.

Ndërkohë, u rrëzua ankimi i bërë nga Ilir Alimehmeti, kandidati më i dytë më i votuar në listën e PD në Tiranë, por që nuk arriti që të fitonte mandatin pasi u mund nga Jorida Tabaku.

Më 2 qershor, pasi KAS u rrëzoi kërkesat lidhur me pretendimet për votën preferenciale, tre kandidatët Shkëlqim Shehu, Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja iu drejtuan Kolegjit Zgjedhor.

Komisioni i Ankesave u rrëzoi kërkesat me pretendimin se në ankimimet e tyre duhet t’i përfaqësonte si subjekt Partia Demokratike.

Shehu humbi mandatin e listës së hapur përballë kolegut të tij, deputetit Isuf Çela pas numërimit të votave të diasporës. Shehu kryesonte numërimin brenda vendit dhe doli fitues, por diaspora përmbysi raportin. Alimehmeti doli i dyti më i votuari në listën e hapur të qarkut të Tiranës pas Jorida Tabakut.

Edhe Aulon Kalaja ngriti pretendime për votat preferenciale, i cili paralelisht po vazhdon betejën edhe në KAS i ‘ndarë’ nga PD përmes Partisë Lëvizja e Legalitetit.