AKTUALITET, 12 Qershor 2025, 10:56

Do të dëshmonte Alibej/ Shtyhet për datën 17 qershor seanca për dosjen “Plumbi i Artë”! Shkak mungesa e avokatëve

Do të dëshmonte Alibej/ Shtyhet për datën 17 qershor seanca

Gjykata e Posaçme shtyn seancën gjyqësore për dosjen "Plumbi i Artë", ku pritej të dëshmonte sërish dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë, Erion Alibej.

Shkak u bë mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve.

Në këtë proces, të pandehurit përballen me akuza të rënda, përfshirë vrasje me pagesë, trafik droge dhe krijim të grupeve kriminale.

Dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, si Nuredin Dumani, janë thelbësore për hetimin dhe zhvillimin e procesit gjyqësor.

Kujtojmë se seancat e fundit, ka qenë Erion Alibej i cili ka zbardhur disa nga vrasjet e bujshme në vend. Ai ka treguar se si ka kontaktuar me Nuredin Dumanin, për vrasjen e vëllezërve Haxhia, por gjithashtu ka rrëfyer edhe për vrasjen e vëllait të tij në Elbasan.

Seanca e ardhshme pritet të jetë vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm të procesit dhe përfundimin e hetimeve në lidhje me këtë dosje të rëndësishme.