AKTUALITET, 3 Shkurt 2026, 13:13

Nuk pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej, duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

Nuk pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej, duke rrezikuar

Arrestohet një 42-vjeçar në pikën e kalimit kufitar Bllatë pasi nuk pranoi të kontrollohej në vijën e dytë dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt në dalje të Shqipërisë, ndërsa 42-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka kundërshtuar punonjësit e policisë kufitare për të kaluar automjetin për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi. 42-vjeçari u arrestua për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, si dhe iu sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte.

“Më datë 02.02.2026, rreth orës 17:20, është paraqitur në dalje të R.Sh., me automjetin e tij, shtetasi G. K., 42 vjeç, banues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku gjatë procesit të regjistrimit i është kërkuar që, së bashku me automjetin, të kalonte për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë.

42-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, si dhe iu sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.