AKTUALITET, 3 Shkurt 2026, 12:06

"Njerëzit më të pashpirt"/ Berisha kërkon t’i përgjigjet Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren: Ju mbroni Ramën, por ai do t’ju marrë me vete

"Njerëzit më të pashpirt"/ Berisha kërkon

Sali Berisha nuk ka lëshuar foltoren, ndërsa ka kërkuar fjalën për replikë. Garda rrethoi foltoren, ndërsa më pas nënkryetarja e Kuvendit i dha fjalën për procedurë.

Ndërkohë, deputetët e PD i ranë tavolinave në formë proteste. 

Berisha: Ata janë e keqja radikale, janë njerëzit më të pashpirt që vjedhin qytetarët e varfër dhe shqiptarët. Këta janë e keqja radikale, hajdutë të pashoqë, por ju që i mbroni këta, jeni e keqja banale.

Ndaj dhe nuk ka kuptim se mund të flisja për Ramaduron, për çfarë s’mund të flisja, por e keqja, ajo që i bëni ju këtij vendi, nuk ka të ndalë. Si more bëheni ushtarë? Si mund të bllokoni imunitetin, çfarë u thoni ju familjarëve tuaj?

Cili nga familjarët tuaj, miqtë tuaj, do ta miratonte këtë? Po ajo është kapur, ju mbroni Ramën, por Rama do t’ju marrë me vete juve, ju garantoj unë.