AKTUALITET, 23 Tetor 2023, 16:33

Nuk njeh vendimin e GJKKO, oficerët e policisë gjyqësore ‘zbarkojnë’ në shtëpinë e Sali Berishës

Nuk njeh vendimin e GJKKO, oficerët e policisë gjyqësore

Teksa pritet që GJKKO të caktojë sot masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, oficerë të policisë gjyqësore kanë zbarkuar në shtëpinë e ish-kryeministri Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar ‘detyrim paraqitje’.

Agjentët kërkojnë të njohin Berishën me vendimin e masën e sigurisë, por ish-kryeministri më herët nuk i ka pritur ata duke pretenduar se vendimi është i jashtëligjshëm pasi ai mban mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Siç shihet nga pamjet, oficerë të policisë gjyqësore dalin nga porta kryesore e pallatit ku banon prej vitesh ish-kryeministri.