AKTUALITET, 23 Tetor 2023, 14:37

Berisha e akuzoi se bllokoi procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, reagon Vladimir Qirjazi

Berisha e akuzoi se bllokoi procesin e privatizimit të ish-kompleksit

Ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili është bërë protagonist i dosjes së SPAK në lidhje me hetimet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ka thyer heshtjen.

I pyetur nga BalkanWeb, Qirjazi ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha se ai kishte bllokuar procesin e privatizimit të kompleksit Partizani, ndërsa thekson se pas shkarkimit nga detyra e komandantit të mbështetjes logjistike, ishte emëruar zv.komandant në Forcën e Bashkuar në FA.

“Si punonjës shteti në detyrë të rëndësishme në atë kohë kam folur me letra, të cilat i kam lënë në institucionin që drejtoja dhe që besoj së janë edhe ne dosjen e prokurorisë. Për gjithçka flitet nuk është se e kam bllokuar unë procesin, por pse është dhënë kjo pronë.
Po e kam dorëzuar me ceremoni detyrën e komandantit të mbështetjes logjistike me 09 shtator 2009 dhe kam marrë një detyrë tjetër të rëndësishme në FA (zv komandant i Forcës së Bashkuar). Jam liruar PADREJTESISHT nga FA-ja (me propozim të ish-SHSHP, zotit Xhemal Gjunkshi dhe ish-Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami) me dekret të presidentit të kohës zotit Bamir Topi më 16 dhjetor 2011.”, sqaron Qirjazi.