TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jamarbër Malltezi ka dalë sot para gjykatës nën akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Në foton e mësipërme dhëndri i ish-kryeministrit Berisha shfaqet para trupës gjykuese.
Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.
Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.