AKTUALITET, 23 Tetor 2023, 12:31

“Vendimi i gjykatës, një fletërrufe”- Berisha: Dokument paçavure i Ramës, një kosh me gënjeshtra e trillime

“Vendimi i gjykatës, një fletërrufe”- Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një fletërrufe, vendimin e GJKKO-së për masat e sigurisë ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se dokumenti është një paçavure e kryeministrit, ku sipas tij “në çdo paragraf shprehen dufet dhe urrejtjet e përroit psikik të Ramës”

Sali Berisha: “Pasi u njoha me dokumentin paçavure të Ramës dhe larove të tij skapistë, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kemi të bëjmë me një flet-rrufe, që në çdo paragraf shprehet dufet dhe urrejtjet e përroit psikik të Ramës dhe urrejtjes së tij.

Ajo është një kosh me gënjeshtra shpifje të ulta, manipulime dhe trillime monstruoze, faktojnë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, këtij të fundit për faj se është dhëndri im.”