AKTUALITET, 28 Shkurt 2024, 17:09

Ish-presidenti Topi: Vuçiç do të ndalojë. Kosova duhet të ndjekë këshillat e SHBA

Ish-presidenti Topi: Vuçiç do të ndalojë. Kosova duhet

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar samitin e mbajtur sot në Tiranë për Ukrainën. Ai tha se ishte shumë e rëndësishme edhe prania e presidentes Vjosa Osmanit në këtë samit, ndonëse Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Do vijë një moment që Aleksandër Vuçiç do të stopojë. Natyrisht ai do të ketë investime të natyrës ekonomike, strategjike, por shoqëria serbe e cila historikisht ka qenë e ndarë në projeksion, gati 50% e shoqërisë serbe ka qenë për në Evropë, pjesa tjetër për në lindje, por e  ardhmja shikon këtej. Disa agjenda nuk parashikohen në moment, ato maturohen për në perspektivë. Kjo është e ardhmja e Ballkanit.”, tha Topi për Euronews.

Ish- presidenti Topi tha gjithashtu se Kosova ka një detyrim moral dhe të pakushtëzuar qetë ndjekë disa këshilla apo orientime nga ata që kanë qenë çlirimtarët e saj.