AKTUALITET, 14 Korrik 2023, 19:20

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe përplasi me makinë efektivin, por policia iu përgjigj me armë, vritet shqiptari në Padova

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe përplasi me makinë

Momente frike në Padova, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar nga policia me armë zjarri. Gjithçka ndodhi në lagjen Sacra Famiglia, ku jeton ish-gruaja e shqiptarit.

Mediat italiane raportojnë se 55-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, nuk kishte pranuar që të ndalonte në një postbllok policie, duke e përplasur kështu një karabinier. Në këto kushte, një tjetër polic e ka qëlluar atë me 4 plumba, duke i shkaktuar kështu vdekjen. Shqiptari raportohet se ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë, polici i plagosur ndodhet në spital ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.