TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa Safet Gjici kalon ditët pas hekurave, qeveria nuk humb kohë për të vënë në krye të drejtimit të shtetit një tjetër përfaqësues.
Një ndër emrat më të lakuar konsiderohet ai i prefektit Ali Hallaçi. Hallaçi ka përfunduar studimet e Larta në Fakultetin e Filologjisë dhe Shkencave Humane, në Universitetin “JINAN”, Liban, në Tripoli, Republika e Libanit. Nga viti 2002 -2010 ka qenë Myftiu i Kukësit, 2014 Përgjegjës i Departamentit të Jetimëve dhe Çështjeve Sociale pranë zyrës së Organizatës Botërore të Ndihmave të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, anëtare e ECOSOC (Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara UN).
2018 e në vazhdim Përkthyes Ligjor i Gjuhës Arabe pranë Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri. 2021-2022 Përkthyes për çështjet e azil-kërkuesve pranë UNHCR (Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët) në Shqipëri. Data e zgjedhjeve vendore në Kukës nuk është përcaktuar ende, por pritet që të mbahen mes datës 1 dhe 7 tetor.