AKTUALITET, 14 Korrik 2023, 18:51

Makina e tij u përplas me një kamion, ndërron jetë tragjikisht 39-vjeçari shqiptar në Greqi

Makina e tij u përplas me një kamion, ndërron jetë

Fatal ka rezultuar fati i një 39-vjeçari shqiptar, i cili ishte përfshirë në një aksident të rëndë në Greqi. Ngjarja në fjalë ndodhi mesditën e së enjtes rreth orës 15.45, në kilometrin e 27 të rrugës nacionale Serron-Dramë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari drejtonte një makinë teksa është përplasur me një kamion, që drejtohej nga një shtetas 53-vjeçar.

Nga ana e Departamentit të Qarkullimit në Serres po kryhen hetimet paraprake për shkaqet e sakta të aksidentit.