TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur puna për rinovimin dhe modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës.
Kryeministri Edi Rama thotë se vendosja e kësaj baze ajrore në dispozicion të NATO-s, është një mundësi e shkëlqyer për forcat tona të armatosura në ngritjen e kapaciteteve tona.
Kreu i qeverisë ndodhet në bazën e Kuçovës ku është i shoqëruar dhe nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Postimi i Edi Ramës:
Kuçovë – Nis puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore.
Shndërrimi i bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s një mundësi e shkëlqyer për forcat tona të armatosura në ngritjen e kapaciteteve kombëtare dhe modernizimin e forcave ajrore.