AKTUALITET, 25 Nëntor 2022, 11:25

“Një nga financuesit është shqiptar”- Prokurori jep detaje nga laboratori i kokainës: U kapën 24 ton pleh! E dimë momentin kur është bërë porosia dhe…

“Një nga financuesit është shqiptar”- Prokurori jep

Prokurori Adnand Xholi ka dhënë detaje nga operacioni antidrogë, ku një sasi kokainë u gjet e fshehur në thasë me pleh kimik artificial. Sipas prokurorit, një nga financuesit që është shqiptar dhe ndodhet në Shqipëri është arrestuar. Sipas tij, janë 24 ton pleh që janë kapur dje dhe vlera e blerjes së mallit është 18 mijë euro.

“Unë mund të them që për rastin konkret, për sasinë konkrete për sasinë konkrete si kundër ka ardhur është bërë zhdoganim, ajo tonelatë 24 ton pleh, po 24 tonë është kapur dje. Ky rast është monitoruar 24 orë në 24.

Një nga financuesit në Shqipëri është ndaluar. 18 mijë euro është vlera e blerjes së mallit atje. Vlera e zhdoganimit mbetet për t'u parë, por mund të them që është zhdoganuar plotësisht”, tha Prokurori.

Pyetje: A ka pasur dekonspirim?

Prokurori: Jo nuk ka pasur asnjë dekonspirim

Pyetje: Kusht është financuesi?

Prokurori: Një ndër financuesit patjetër është i ditur

Pyetje: A kontrollohet nga grupet shqiptare që jetojnë në Dubai?

Prokurori: Unë jam prokuror nuk jam fallxhor.

Po ashtu, Prokurori u shpreh se ka edhe bashkëpunëtore te huaj, ndersa theksoi se porosia është bere ne maj 2022.

“Janë 10 shtetas shqiptar për të cilët janë zbatuar masat e sigurisë. Ne dimë momentin kur është bërë porosi, nga ai moment ne jemi bërë monitorime. Porosia është bërë në maj 2022, kërkesa për të blerë këtë sasi me pleh organik artificial dhe hapja e firmës është bërë në janar 2022”.

Sipas Prokurorit te SPAK, Adnan Xholi, mes plehut artificial te ngarkuar nga Kolumbia, dyshohet se ndodhet nje sasi prej 430 kg kokaine e cila kap vleren 40 milionë euro.