TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Redi Jupi ka folur për Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Katar.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ai deklaroi se Katari po e përdor kampionatin për reklamë dhe se nuk ka ndonjë interes për futbollin.
"Edhe në vendet perëndimore ka kufizime, por në Katar ka shumë më tepër. Unë jam i shqetësuar për atë që ata përhapin.
Ata nuk janë fare të interesuar për Kupën e Botës. 10-15 miliardë investohen zakonisht dhe 5-6 miliardë janë fitime, që ndahen me FIFA-n.
Kur jepet një kupë bote, puna është trashëgimia, cfarë ngel aty. Një herë në katër vjet, FIFA çon një event, që të ketë një zhvillim dhe një impakt në futboll.
Aktualisht në këtë vend, përveç përmirësimit të PR-it të Katar dhe politikave të tyre të brendshme, nuk ka asgjë.
Ato tetë stadium që u bënë, nuk do të përdoren për asgjë", deklaroi Jupi.