TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish futbollisti i kombëtares shqiptare së futbollit, Eduard Abazi thotë se publiku shqiptar duhet të marrë masa, që drejtuesit e FSHF-së të mos hyjnë më në këtë institucion, pasi janë të dështuar. Ai i referohet Armand Dukë, presidentit të FSHF.
"Këto dy ndeshje me Arabinë Saudite dhe Katarin, ishin për të mbushur arkat e Federatës.
Do të ishte mirë që të bëhej një lëvizje, sepe publiku shqiptar e do futbollin dhe do të ishte mirë të bëhej ndërhyrje. Publiku të shkojë dhe të kërkojë të mos hyjnë më këta njerëz në Federatë.
Janë 20 vitë që nuk kemi progres. Ne manipulojmë publikun, marrim ca pikë me Andorën e këto. Futbolli është rezultati final. Futbolli kërkon studim, stafe teknike të specializuara.
Ne që në 2002 hoqëm Demollarin dhe vendosëm katër ndihmës trajnerë aty dhe marrim një të huaj që të them i kemi të huaj", deklaroi ndër të tjera Abazi.