TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një nga katër autorët të cilët dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, është identifikuar si Romario Tabaku, aktualisht i shpallur në kërkim. Mësohet se Tabaku është futbollist dhe deri një vit më parë ka luajtur me skuadrën e Tërbunit.
Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, Tabaku 26 vjeç ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin tip Audi me targë AB 696 JT.
Drejtori i Policisë se Tiranës, Tonin Vocaj tha se 4 autoret e sulmit janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia, ky i fundit u vetëdorëzua në momentin kur po jepej konferenca për shtyp.
Tonin Vocaj sqaroi të gjithë dinamikën e ngjarjes, ndërsa tha se Romario Tabaku ka larguar autorët e ngjarjes me një makinë Audi.