AKTUALITET, 29 Maj 2024, 17:39

Dhunuan avokatin e ish-kryeministrit Berisha, dalin fotot e agresorëve të dyshuar

Dhunuan avokatin e ish-kryeministrit Berisha, dalin fotot e agresorëve

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ku avokati i njohur Sokol Mëngjesi është dhunuar me mjete të forta. Ai u sulmua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, sapo kishte çuar djalin në kopsht.

Dhunuesit e avokatit dyshohet se janë personat në foto, që ishin të veshur me rroba të zeza dhe mbanin kapele në kokë. Ata shfaqen duke u larguar me vrap pasi kanë goditur me doreza hekuri avokatin, i cili ndodhet në intubim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia, disa orë pas ngjarjes ka shoqëruar dy persona, që po merren në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Dhunuan avokatin e ish-kryeministrit Berisha, dalin fotot e agresorëve