TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar ndaj ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku është sulmuar me mjete të forta avokati Sokol Mëngjesi.
Shehu në reagimin e tij shkruan se kjo ndodh kur krimi gjunjëzon shtetin.
REAGIMI
Masakra e avokatit-kur krimi zoteron shtetin! Ne qender te Tiranes, diten; kjo ndodh kur shteti “gjunjezohet” para krimit.
E krimi trimerohet e e ndjen vehten “zot” te gjitheckaje, edhe te jetes se qytetareve. Por ka edhe me keq, kur shteti rob i krimit, perdor krimin, duke krijuar nje amallgam tejet te rrezikshem.
Dhe e peson qytetari, nepunesi, profesionisti si ai avokati, qe po ecte qetesisht ne mes te dites, ne rrugen e tij, per ne punen e tij. Dhe qe aktualisht eshte ne gjendje serioze, duke u mjekuar ne Qendren e Reanimacionit te traumatologjise. I uroj sherim te plote e sa me te shpejte. Duke pasur besim te plote edhe te mjeket e afte e te perkushtuar, qe po e ndjekin.