TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës zbardh ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së sotme, ku u dhunua avokati Sokol Mëngjesi. Avokati u dhunua të mërkurën në rrugën “Pjetër Bogdani” në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Autorët e kanë pritur avokatin para një kopshti, ku sapo ai ka lënë djalin e tij dhe në dalje e kanë sulmuar. Policia ka arrestuar 1 nga autorët e dyshuar. Autorët e dyshuar janë shtetasit Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia.
Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua sot në orët e para të mëngjesit nga disa persona në ish-Bllok. Ai ndodhet në Spitalin e Traumës në intubim.



