AKTUALITET, 24 Shkurt 2023, 14:21

“Një minutë heshtje për Edmond Spahon”, PD kërkesë Kuvendit: Përjashtoni 10 ditë Elisa Spiropalin

“Një minutë heshtje për Edmond Spahon”, PD

Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ky fakt është bërë i ditur nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Sipas PD-së, Spiropali përdori gjuhë fyese në drejtim të Edmond Spahos.

“Një minutë heshtje për Edmond Spahon. Do të jetë në zemrat tona”, tha Spiropali dje në Kuvend.

Postimi i Zhupës:

Kërkojmë zyrtarisht përjashtimin 10 ditë nga kuvendi të Elisa Spiropalit për gjuhën e përdorur në drejtim të deputetit Edmond Spaho.

Duke përfituar nga përjashtimi pa rregulla i bërë deputetit Spaho dhe mos prezenca e tij në sallë që të merrte përgjigjen që meritonte, Elisa Spiropali nxorri arsenalin e saj fyes që i shkon përshtat komunikimit që përdorin rilindasit në zyrat e shtetit por që nuk përputhet me kodin etik të kuvendit.

Në parlament e kanë bërë zakon të fyejnë dhe të mallkojnë pa pyetur për kod etik sepse kanë kartonat e mandateve të blera që i mbrojnë dhe rregulloren e kanë kthyer në copë letër për recitim parlamentar.

“Një minutë heshtje për Edmond Spahon”, PD

“Një minutë heshtje për Edmond Spahon”, PD