AKTUALITET, 24 Shkurt 2023, 14:11

Dyshohet se përplasi tre makina në Tiranë dhe u largua me mjetin e tij, arrestohet shoferi 24-vjeçar

Dyshohet se përplasi tre makina në Tiranë dhe u largua me mjetin
Mjetet pas aksidentit

Policia e Tiranës ka vënë në prangan një 24-vjeçar i cili mbrëmjen e të enjtes, duke drejtuar automjetin e tij tek zona e “Komunës së Parisit”, ka goditur 3 makina të tjera duke shkaktuar katër të plagosur.

Mbrëmjen e të enjtes, policia tha se shoferi që shkaktoi aksidentin kishte ikur nga vendngjarja, ndërsa është vënë në pranga disa orë më pas.

Njoftimi

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin:

A. Q., 24 vjeç, banues në Has, Kukës, pasi duke drejtuar automjetin, te “Komuna e Parisit”, ka goditur 3 automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar 3 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.