TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Plarent Ndreca, e ka vendin në burg për shkak të firmës për tenderin e uniformave gjatë kohës kur ishte sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
Ai u shpreh se Ndreca është kapur nga Rama dhe për llogari të tij del në media për të folur kundër ish partneres së, Charles McGonigal.
“Tani ka filluar të shpallet shtrigë Allison Gurreira. Është bërë shtriga e mediave të drejtuara nga Edi Rama. Ajo ishte në darkë. Aty kërciti 10 mijë dollarë, dhe këta dalin nëpër media thonë ajo është gënjeshtare. Nuk ndodh në botë kjo.
Një njeri që e ka vendin në burg. Plarent Ndreca e ka vendin në burg. Sepse ju e dini aferën e uniformave.
Një nga mekanizmat kryesorë të vjedhjes është se u përgjysmua numri i uniformave që do të prodhoheshin me të njëjtën shumë. Njeri që ka firmosur është Plarent Ndreca. E ka kapur Edi Rama tani atë”, u shpreh Berisha.
Ai u shpreh se PD nuk ka asnjë problem me statutin në gjykatë.
“Alibasha është zëvendës i Edi Ramës. Sqaroj shqiptarët se PD nuk ka asnjë problem, as me gjykatën edhe as me logon. Ka një vendim gjykate të 25 Marsit të vitit 2022 ku konsiderohen legjitime dokumentet dhe ndryshimet në statut.
Kjo mbyll çdo gjë. Edi Rama mban peng përmes kancelarit regjistrimin e këtij vendim në regjistrin e forcave politike. Ai ka shkuar edhe më tej.
Në bashkëpunim me Yuri Kim dhe Erion Velinë, ka ndërhyrë dhe kanë shpallur palë atë që nuk ka qenë kurrë palë. Nuk ka histori më të turpshme në historinë e drejtësisë se kjo. Akti i vetëm i asaj gjykate, i atij trupi është të konstatojë se ai që ankohet është skllav i Edi Ramës. Ne vazhdojmë betejën tonë.
Është e trishtë se si mediat, eksponentë në media, Edi Rama nxjerr lëpirës të tij nëpër ekrane për të mashtruar qytetarët shqiptarë për çdo gjë”, tha Berisha.