AKTUALITET, 24 Shkurt 2023, 13:51

Humbin dy persona në Tiranë, policia nis kërkimet

Humbin dy persona në Tiranë, policia nis kërkimet

Dy shtetas janë raportuar të humbur në Tiranë në 24 orërt e fundit.

Policia bën me dije se 84 vjeçare ka denoncuar në Komisariatin Nr.2 zhdukjen e bashkëshortit të saj 87 vjeçar.

Po ashtu një 32-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin Nr.4 zhdukjen e vëllait të tij-40 vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariarin e Policisë Nr. 2 është paraqitur shtetasja F. Xh., 84 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi B. Xh., 87 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Në Komisariarin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasi M. L., 32 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A. L., 40 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.